Pas dështimit të marrëveshjes në orën e fundit të ditës së fundit të merkatos verore për transferimin e Marc Guehi, Liverpool duket se ka hequr dorë përfundimisht nga qendërmbrojtësi i Crystal Palace dhe po shqyrton alternativa të tjera.
“The Mirror” raporton se Liverpool po punon për një transferim vërtet historik. Objektivi i madh i të kuqve është qendërmbojtësi i Everton, Jarrad Branthwaite. Drejtuesit e Liverpool-it e shohin qendërmbrojtësin 22-vjeçar anglez si një investim strategjik për të forcuar mbrojtjen e tyre në vitet e ardhshme dhe për të cilin janë gati të paguajnë 75 milionë euro.
Interesi i Liverpool-it për Jarrad Branthwaite ka qenë i hershëm, por nuk është materializuar kurrë me një propozim me një madhësi kaq të rëndësishme financiare. Padyshim që do jetë një transferim i nderlikuar, duke ditur rivalitetin historik mes dy klubeve dhe sidomos tifozerive të tyre.







