Liverpool-i ka identifikuar Ademola Lookman të Atalanta-s si pasardhësin ideal të Mohamed Salah, nëse egjiptiani largohet në verë. Lajmi është dhënë nga “Tutto Atalanta”.
Të Kuqtë duan të rinovojnë kontratën me egjiptianin, por negociatat duket se kanë ngecur dhe klubi po shikon në merkato për alternativa.
Lookman, 27 vjeç, u transferua tek Atalanta në 2022-shin dhe ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës, duke kontribuar me 50 gola dhe 22 asiste në 110 ndeshje.
Liverpool-i mund të hidhet në sulm për nigerianin në rast se Salah do të largohet nga Anfield në verë, por do të duhet të përballet me konkurrencën e Arsenal, Neëcastle United, Juventus dhe Paris Saint-Germain.
Kontrata aktuale e Lookman me Atalanta-n skadon në 2026-ën, por klubi bergamask ka opsionin për ta rinovuar me një vit tjetër.







