Liverpool “shfryn” ndaj Tottenham thuajse duke e eliminuar nga gara Champions

5 Maj 2024
19:31
Anton Cicani
back button

Liverpool duket se ka shfryrë sot të gjithë “inatin” për rezultatet e dobëta këto dy muajt e fundit që kanë sjellë eliminimet nga Kupat e Europës, Anglisë por edhe duke zbehur shpresat për titull.

Megjithatë, sot të kuqtë kanë shkatërruar Tottenham 4-2 në një ndeshje që ska pasur histori dhe fut në siklet “Spurs” qe largohet tashme fare nga zona Champions.

Djemtë e Klopp e kanë nisur direkt fort teksa ka shënuar Salah pas 16 minutash dhe ka dyfishuar Robertson në fund të pjesës së parë. Gakpo dhe Elliott më pas kanë çuar shifrat në 4-0 në pjesën e dytë.

Tottenham ka reaguar me Richarlison dhe Son por thjesht sa për të ngushtuar shifrat. Plot 25 tentativa drejt porte nga Liverpool në një ndeshje të dominuar.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit