Lufta për barazi, kampionet e botës marrin një dhuratë të pabesueshme

15 Korrik 2019
15:57
back button

Amerika në futboll për femra është konfirmuar kampione bote dhe prej ditësh është në qendër të vëmendjes, sepse po bën atë që as në ëndërr nuk e çon dot ndërmend futbolli i meshkujve. Që prej kurorëzimit në finalen kundër Holandës e deri më sot kampionet e botës janë pritur si heroina në Amerikë, mes paradave, ceremonive, dekoratave e daljeve mediatike.

Megjithatë, kur vjen puna te paratë, futbolli i femrave është shumë larg atij të meshkujve dhe kampionet e botës shpërblehen me shifra qesharake, krahasuar me meshkujt, që me zor kalojnë turin e parë në ndonjë rast në Kupën e Botës.

Për këtë arsye, debati është ndezur prej kohësh dhe tashmë përfiton një kompani e njohur, Procter&Gamble, që si sponsor i kombëtares së femrave ka dalë në mbështetje të kampioneve të botës në luftën për barazimi në paga.

Procter&Gamble ka vendosur të japë një bonus prej 529.000 dollarësh, 23.000 dollarë për secilën nga 23 futbollistet që ishte në Kupën e Botës. Lajmin e ka dhënë vetë Procter&Gamble, duke shfrytëzuar një faqe të tërë në Neë York Times. "Jemi në krahun e duhur të historisë", shkruan Procter&Gamble, që natyrisht e ka shfrytezuar edhe për publicitet këtë rast.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit