Luis Diaz drejt Barcelonës, Liverpool gjen zëvendësuesin e kolumbianit në Serie A

20 Shkurt 2025
21:31
Telesport
back button

[12:16 pm, 20/02/2025] Rodi: Kontrata e Luis Diaz me Liverpool skadon në verën e vitit 2027, por lojtari mund të largohet që në fund të këtij sezoni nga “Anfield” pasi ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën e Barcelonës.

Liverpool është i gatshëm të lejojë largimin e tij, në rast se merr ofertë bindëse nga Barcelona. Të gjendur në këtë situatë, klubi i kuq ka nisur që tani nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të kolumbianit.

Liverpool është duke ndjekur Ademola Lookman, anësorin nigerian të Atalanta-s, kontrata e të vilit me “bergamaskët” skadon në vitin 2026. Liverpool kërkon të përfitojë nga marrëdhënia aspak e mirë mes lojtarit dhe trajnerit Gasperini, i cili e kritikoi publikisht dhe e bëri fajtor nigerianin për penalltinë e humbur në Champions ndaj Club Brugge.

Pavarësisht se është një pjesë e rëndësishme në sulmin e skuadrës italiane, moskuptimi i tij me Gasperinin ka bërë që e ardhmja e tij të jetë në ajër.

Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga Liverpool, i cili është në kërkim të alternativave në rast se humbet Diaz dje nigeriani duket se është i pari në listë. Marrveshja me Atalantën mund të arrihet për një shifër 30-40 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit