Luis Enrique e do me çdo kusht, PSG kërkon t’i “rrëmbejë” sulmuesin brazilian Real Madrid

30 Maj 2024
9:04
Telesport
back button

Paris Saint-Germain është ende në kërkimin e trashëgimtarit të Kylian Mbappé, yllit i cili tashmë ka shpallur lamtumirën e tij me klubin për t’u transferuar në Real Madrid. Dhe zëvendësuesi i tij mund të vijë pikërisht nga Madridi. Sipas mediave, trajneri Luis Enrique ka deklaruar se i preferuari i tij është Rodrygo, që luan me “los blancos”.

Ditët e fundit ka pasur zëra për një interesim për Khvicha Kvaratskhelia nga Napoli, por trajneri asturian do të preferonte sulmuesin anësor brazilian ndaj atij gjeorgjian. Vinicius, pavarësisht ardhjes së Mbappe, është një nga të paprekshmit te Real Madrid për Carlo Ancelottin, ndërsa Rodrigo mund të jetë i sakrifikuari.

Vetë Rodrygo foli për të ardhmen e tij së fundmi në një intervistë për DAZN, ku tha se gjithçka mund të ndodhë. “Dua të qëndroj në këtë klub, por le të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Rodrygo edhe pse këto zëra janë përgënjeshtruar menjëherë. Për brazilianin është interesuar edhe Liverpool, por Real Madrid nuk po e shqyrton idenë e një shitjeje.

23-vjeçari brazilian, me kontratë deri në vitin 2028, duket se është ende i paqartë, pasi ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë në Madrid dhe se deklarata e tij është keqinterpretuar. Gjithsesi, PSG nuk heq dorë dhe pa mundësitë financiare për të bindur si lojtarin ashtu dhe klubi madrilen për ta transferuar në Paris.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit