Luis Enrique: Të gjithë meritojnë notën 10, por ky është lojtari i sezonit te PSG

27 Maj 2024
9:22
Telesport
back button

Luis Enrique, trajneri i Paris Saint-Germain, pas fitores në finalen e Kupës së Francës kundër Lyon, bëri një përmbledhje të sezonit të tij të parë në Francë. “Mendoj se duhet të përgëzoj të gjithë lojtarët, pa përjashtim. Të gjithë klubin dhe të gjithë tifozët që ishin të jashtëzakonshëm”, tha trajneri spanjoll.

Ky është ekipi që kërkoja, që prisja, një ekip që nuk ka frikë. Që nuk llogarit kurrë asgjë, që shtyp në mënyrë agresive dhe ka pasur energji të madhe gjatë gjithë vitit. Unë u jap të gjithë lojtarëve të mi notën 10. Do të doja të luaja edhe një javë”, tha Luis Enrique referuar finales së Champions League.

Trajneri pati një përqafim të gjatë me Mbappe pas ndeshjes: “Kam pasur mundësinë të jem trajner i Kylian këtë sezon. Ishte një sezon i vështirë për të. Pas shtatë vitesh dhe kaq shumë suksesesh, është shumë e vështirë të thuash lamtumirë. Ai ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte ekipin e tij”.

Për mua Vitinha është lojtari i sezonit te PSG. Nëse i shtojmë cilësive të tij si futbollist edhe cilësitë e tij si njeri dhe profesionist, ai është më i miri i gjithë ekipit. Megjithatë të gjithë lojtarët që kam në dispozicion këtu janë të mirë. Por ai ishte i jashtëzakonshëm”, u shpreh Luis Enrique.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit