Manchester United ka zhënjyer sërish, “Djajtë” janë mundur në “Old Trafford” 0-1 nga ëolves, fitorja e katërt rresht për “Ujqërit”. që barazojnë me pikë pikërisht ekipin e drejtuar nga Ruben Amorim.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Pablo Sarabia, i cili ekzekutoi një goditje dënimi në mënyrë mjeshtërore, 2 minuta pasi kishte hyrë si zëvendësues në fushë. SHIKOGOLINESARABIA-
Pas kësaj humbje, Manchester United renditet në vendin e 14-të me 38 pikë. Falë fitores së Arsenal 4-0 në transfertë ndaj Ipswich, “Djajtë e Kuq” kanë siguruar zyrtarisht qëndrimin në Premier League për sezonin e ri.
Sigurisht që kjo nuk është për t’u mburrur, por tregon gjendjen katastrofale që po kalon ky ekip. Ky është sezoni më i dobët që Manchester United ka pasur në Premier League dhe i vetmi shans që kanë “Djajtë e Kuq” për të shpëtuar disi këtë sezon është suksesi në Europa League, ndryshe ky do jetë sezoni më i keq për të të paktën në 20 vitet e fundit.







