Manchester United dëshiron ta “heqë qafe”, Onana drejt transferimit në Ligue 1

23 Qershor 2025
8:51
Telesport
back button

Skuadra franceze e Monaco është e interesuar të blejë portierin e Manchester United, André Onana. Lajmi është konfirmuar nga “Sky Sport”, që shton se Monaco është duke vlerësuar kushtet për një negocim të mundshëm për 29-vjeçarin.

Portieri kamerunas është lidhur me një largim të mundshëm këtë verë pasi kreu një sërë gabimesh me “Djajtë e Kuq” gjatë kohës së tij në Old Trafford. Këto fakte të dukshme vetëm sa kanë nxitur thashethemet për një dëshirë të fortë nga ana e klubit anglez për ta hequr shitur.

Onana ka edhe tre vite të mbetura në kontratën e tij, pasi nënshkroi me United në korrik 2023 nga Inter për mbi 50 milionë euro. Deri më tani ai ka bërë 101 paraqitje në të gjitha garat në dy sezonet e tij me klubin anglez.

Në sezonin e tij të parë ai kontribuoi në fitoren e FA Cup dhe ishte titular edhe këtë vit. Por ai ka qenë titullar vetëm në një nga katër ndeshjet e fundit të Premier League, duke u zëvendësuar nga Altay Bayindir.

Te Monaco po zhvillohen diskutime për të kuptuar nëse ai mund të jetë përforcimi i duhur për Ligue 1. Sigurisht, do të ishte e dobishme të kuptonim vlerësimin e United për lojtarin pas një shpenzimi të konsiderueshëm vetëm dy vjet më parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit