Marcus Rashford pritet të largohet brenda merkatos së janarit nga Manchester United. Sulmuesi është jashtë planeve të Amorim, ndaj i duhet të gjejë një ekip të ri.
Interesi për Rashford ka qenë i lartë nga disa ekipe, ku Milani është përmendur si një destinacion i mundshëm, por e ardhmja e lojtarit mund të jetë po në Premier League.
Sky Italia raporton se Arsenal ka kontaktuar së fundmi Manchester United dhe i ka ofruar 21 milionë paund për kartonin e Rashford.
27-vjeçari shihet si një përforcim i rëndësishëm nga Mikel Arteta në garën për titullin kampion.







