Mancini llogarit edhe Zaniolo: Ne jemi Italia, shkojmë në Europian për të fituar

16 Shtator 2020
14:37
Alfred Lleshi
back button

“Ne jemi Italia! Shkojmë në Europian për të fituar”. Roberto Mancini gjithmonë ka besuar në ekipin e tij kombëtar. Rezultatet i kanë dhënë të drejtë për këtë, deri tani. Gjatë një interviste të fundit, kryepankina e axurrëve riafirmoi besimin te grupi i lojtarëve që ka ndërtuar dhe rigjeneruar.

Në funksion të rinisjes së një kampionati (Serie A) që premton të jetë i vështirë dhe i lodhshëm, Mancini tha se ishte i sigurt për shërimin e plotë të Zaniolo: “Unë do të jem i lumtur, nëse fitojmë Kampionatin Europian. Ne jemi Italia, kështu që duhet të fitojmë gjithmonë, edhe kur ndoshta nuk na llogarisin mes favoritëve. Duke u frymëzuar nga historia jonë si kombëtare, duhet të fillojmë të fitojmë”.

Duke folur për Zaniolo, Mancini tha: “Bisedova me të disa ditë më parë. Ai është mirë, u operua. Ndërhyrja kirurgjikale shkoi mirë, kështu që shpresa është ta shohim përsëri në fushë, sa më shpejt të jetë e mundur, por me qetësi, sepse ende ka kohë të rikuperohet dhe pastaj të vijë në Kampionatin Europian. Pra, me pak fjalë, ai mund të shërohet me besim, sepse është djalë i ri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit