Mancini: Në futboll gjërat ndryshojnë brenda natës, duhet të dish të zgjedhësh

28 Mars 2025
8:51
Telesport
back button

Roberto Mancini është pa një skuadër që nga tetori i vitit të kaluar kur u largua nga kombëtarja e Arabisë Saudite. Së fundi ai ishte një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Juventus, por në fund bardhezinjtë zgjodhën Igor Tudor.

E ardhmja ime? Le të shohim se çfarë vjen, në futboll gjithçka mund të ndryshojë brenda natës. Duhet të dish të zgjedhësh“. Këto janë fjalët e ish-trajnerit të kombëtares italiane, të cilën e braktisi një vit pasi u shpall kampion Europe.

Duke bërë diferencën e punës në kombëtare dhe asaj në një klub, Mancini tha: “Një trajner klubi i ka lojtarët çdo ditë. Në kombëtare nuk ka shumë momente për të kaluar së bashku. Duhet të jeni në gjendje të kuptoni se cilët lojtarë mund të jenë të përshtatshëm“.

Të gjithë trajnerët ndikojnë në ekipin e tyre, por ndonjëherë rezultatet vijnë dhe ndonjëherë jo. Ky është futbolli. Nëse gjërat nuk shkojnë edhe trajneri ka fajin e tij, por atij i duhet dhënë kohë për të punuar”, tha Mancini.

Një trajner duhet të ketë një vizion, të jetë i ndjeshëm me klubin dhe të jetë në gjendje t’i përcjellë mendimet e tij. Unë besoj se nëse përqendroheni te një trajner, duhet t’i jepni atij kohë dhe mbështetje”, deklaroi Roberto Mancini.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit