Mancini ngacmohet për Balotellin, reagon ashpër

30 Maj 2020
18:58
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, në intervistën e tij të fundit ka folur dhe në lidhje me sulmuesin Mario Balotelli. Numri një i klubit e preku çështjen e futbollistit të Brescias në intervistën e tij për Rai Sport.

Balo do të largohet në verë nga Brescia, pasi presidenti i klubit italian nuk e do më në skuadër. Ai ka deklaruar se ka bërë gabim që i ka besuar futbollistit problematik. “Çfarë mund të them për Balotellin? Shpresoj vetëm që të rikthehet në stërvitje!”.

Sulmuesi nuk po stërvitet me grupin e Brescias, pasi Massimo Cellino e ka deklaruar disa herë se futbollisti nuk është shkrirë me mentalitetin e klubit që drejton. Tekniku i Italisë ka patur vetë probleme me Balotellin kur e drejtonte te skuadra e Manchester City-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit