Mancini: Shpresoj të shoh 5-6 italianë të mirë në fushë në të ardhmen

22 Mars 2019
14:59
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka dhënë një intervistë për "Esquire" në prag të ndeshjes me Finlandën, e cila do të jetë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020. Ai ka folur për të rinjtë e Serisë A dhe për hapësirën që klubet duhet t'u japin atyre në kampionat. 

"Kombëtarja jonë është shumë teknike? Nëse teknika shoqërohet me forcë fizike është më mirë, sepse ndonjëherë ndeshjet vendosen me një goditje dënimi, një goditje nga këndi. Gjithsesi, futbolli është një sport që luhet me këmbë dhe këto janë gjëja e parë që duhet të kesh. Unë luaj një futboll sulmues, por jo gjithmonë mund ta vësh në praktikë", ka thënë Mancini. 

"Shumë kanë thënë se në Itali nuk kishte talente, por unë mendoj se Italia ka prodhuar gjithmonë futbollistë cilësorë, edhe në momentet më të vështira. Të rinjtë? Duhet të luajnë më shumë. Në kohën time lojtarët 20-vjeçarë kishin 150 paraqitje në kampionat, plus aktivizime në kupat ndërkombëtare. Janë të gjithë të aftë teknikisht dhe kanë një dëshirë të madhe të konfirmohen. Ky mund të jetë avantazhi ynë. Problemi i vetëm është eksperienca e pakët që kanë".   

"Eksperienca që fiton, veçanërisht në ndeshjet ndërkombëtare, të ndihmon të përmirësohesh. Shikoj se shumë skuadra janë kthyer t'i besojnë të rinjve dhe shpresoj që në harkun e dy viteve të kthehemi të shikojmë skuadra me të paktën pesë ose gjashtë italianë të mirë në fushë", ka përfunduar Mancini.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit