Maresca mbrohet: Nuk mendoj se shënimi i golave është një problem te Chelsea

18 Prill 2025
10:24
Telesport
back button

Humbja 1-2 në Londër nuk ka ndikuar shumë te skuadra e Chelsea, që avancon në gjysmëfinalet e Conference League. Gjithsesi, rezultati konfirmoi momentin jo të mirë për po kalojnë “blutë”, që edhe në kampionat kanë zbritur në vendin e gjashtë.

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca nuk beson se golat janë një problem për skuadrën e tij: “Mendoj se e vetmja gjë që na mungoi ishte goli, por në përgjithësi, ishte një paraqitje e mirë. Ne gjithmonë mund të bëjmë diçka më të mirë, jo vetëm sot, por në përgjithësi”.

Do të jetë shumë e rëndësishme të arrijmë të shënojmë më shumë, pasi kjo do të në jepte me shumë pikë në kampionat. Ne jemi mes 3-4 skuadrave që shënojnë më shumë në Premier League”, tha Enzo Maresca.

Në fund, trajneri italian shtoi: “Nuk e kam ndjenjën se kjo skuadër ka nevojë për të shënuar më shumë gola. Sa më shumë të shënosh aq më mirë është, por nuk mendoj se është problem”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit