Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka folur për të ardhmen e mesfushorit argjentinas Enzo Fernandez. Emri i tij është përmendur si një largim i mundshëm nga “blues” këtë verë, me destinacion Madridin.
Por trajneri italian ka mohuar gjithçka se ai është duke kërkuar shtëpi në Spanjë, duke thënë: “Ai është një lojtar kryesor për ne. Enzo është një nga kapitenët, liderët dhe ka qenë shumë i mire këtë sezon”.
“Ai mund të jetë edhe më i mirë sezonin e ardhshëm, duke filluar nga dita e parë. Asgjë për të thënë për spekulimet në media. Ai është i fokusuar tek ne dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, shtoi Enzo Maresca
Kur u pyet nëse Fernandez do të qëndrojë, ai vë veton duke thënë: “Po, do të qëndrojë”. Mesfushori argjentinas ka një kontratë deri në vitin 2032 me Chelsea dhe në 106 ndeshje zyrtare me londinezët ka realizuar 14 gola.







