Marotta i bindur: “Ndaj Barcelona-s, si të barabartë! Duam tre objektiva, nuk synojmë vetëm 1. Mbi Inzaghin dhe Lautaron ju them se…”

17 Prill 2025
19:52
Telesport
back button

Presidenti dhe CEO i Interit, Giuseppe Marotta foli për Sky Sport, duke prekur tema të ndryshme duke e nisur nga kualifikimi në gjysmëfinalen e Champions: “Gjysmëfinalja është një krenari e madhe për ne, për klubin dhe për qytetin, por mbi të gjitha për ekipin dhe trajnerin. Ky nuk është fundi i rrugës, ne jemi ende në tre kompeticione”.

Si mund të gjykohet ky sezon? “Pavarësisht rezultatit final, do të jetë një sezon pozitiv. Po i japim vazhdimësi ciklit që nisi me Inzaghin dhe jemi protagonistë në Europë si asnjëherë më parë, po ashtu edhe në Itali”.

A është e mundur të zgjidhni një objektiv në këtë pikë? “Ne jemi Interi, me një histori dhe një listë suksesesh. Jemi në një moment ndërlidhës, e diela kundër Bolognas do të jetë ndeshja më e rëndësishme e vitit, ku po luajmë për një pjesë të kampionatit. Duhet të mësohemi gjithnjë e më shumë të garojmë çdo tre ditë”.

Bologna, një ndalesë që mund të thotë shumë? “Ka ende shumë pikë në dispozicion, por do të jetë thelbësore për ne, duke qenë se do të luajmë kundër një prej skuadrave më në formë të Serisë A. Ndeshja e djeshme u luajt me shumë sakrifica por roli ynë kërkon që ne të kalojmë veten. Bologna është një ekip me vlerë”.

A është ky një Inter nga më të bukurit në historinë e këtij klubi? “Unë e konsideroj Inzaghin një trajner të ri që ka shumë cilësi dhe kërkon gjithmonë fitoren. Kjo e vendos atë në një rol të rëndësishëm: është i mirë nga pikëpamja taktike dhe në menaxhimin e grupit. Ai ka krijuar një mentalitet të madh dhe madje nga humbjet kanë ardhur mundësi për rritje”.

Rinovimi i Inzaghit? “Ai ka ende një vit në kontratën e tij, por është e drejtë të mos lejojmë që të skadojë. Ne do të ulemi për ta zgjatur atë dhe mendoj se do të jetë një takim i shpejtë dhe i këndshëm ku do të gjejmë një marrëveshje shpejt.”

Lautaro Martinez është gjithmonë duke u përmirësuar. Sa i rëndësishëm ishte rinovimi që bëtë? “Ai ka nënshkruar, përveç kontratës, një marrëdhënie të madhe përkatësie mes lojtarit dhe klubit. Ai është kapiten dhe është rritur edhe si njeri. Ai është lideri ynë, pa harruar të tjerët. Ka pasur një rritje të dukshme”.

Çfarë mund të thotë për ju fitimi i Champions League? “Fitimi i Ligës së Kampionëve është e vetmja gjë që më mungon. E konsideroj një ëndërr, por meqenëse ëndrrat shpesh bëhen realitet, ne duhet të besojmë në të. Nuk e nisim si të dobët kundër Barcelonës por te barabarte”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit