Marquez i pakapshëm, triumfon në garën sprint në Çeki dhe shkëputet më shumë nga rivalët

19 Korrik 2025
15:45
Telesport
back button

Marc Marquez me Ducati fitoi sot garën sprint të Republikës Çeke në MotoGP, zhvilluar në pistën e Brno. Suksesi i radhës për kampionin e botës, që i afrohet edhe më shumë titullit kampion.

Spanjollit i mjaftuan disa kthesa për të marrë kreun e renditjes, të cilin e ruajti deri në fund të garës. Marquez e ruajti fitoren edhe nga hetimi i komisarëve të garës për një presion të ulët të gomave.

Në vendin e dytë u rendit një tjetër spanjoll, Pedro Acosta me KTM. Podiumi kompletohet edhe me italianin Enea Bastianini, i treti me KTM Tech3. Një garë për t’u harruar për pretendentët për titull.

Alex Marquez me Ducati Gresini përfundoi në vendin e 17-të, larg zonës së pikëve. Ndërsa Francesco Bagnaia me motorin tjetër Ducati, që në këtë garë sprint nisej nga “pole”, u rendit në vendin e shtatë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit