Marquez: Jam emocionuar kur Rossi më ka autografuar motorin e tij

20 Maj 2022
12:14
Telesport
back button

Ata nuk janë miq, por kjo nuk do të thotë se Marc Marquez nuk e admiron armikun e tij Valentino Rossi, legjendën e MotoGP. Edhe tani që piloti italian është tërhequr nga garat, rivali i tij spanjoll shprehet se ka simpati për të.

Marquez kujton një episod mes dy pilotëve, kur marrëdhënia ishte ende normale. “Në vitin 2008, në vitin tim të parë në garat e motoçiklizmit, kisha një sponsor të njëjtë me Valentino”, kujton Marquez.

Më bënë dhuratë një motor të ngjashëm me atë të Valentino dhe ai erdhi tek unë, duke hedhur autografin e tij. Ai ka qenë një nga momentet më emocionuese të jetës ime”, shprehet Marc Marquez, sot pilot i Honda.

Admirimi për atë që ka bërë Valentino, për atë që ai ka arritur në garat e motoçiklizmit, për titujt e arritur dhe atë që ka bërë për sportin tonë është i madh. Ndoshta s’jemi dakord në shumë gjëra, por kjo s’ia ul vlerat”, tha Marquez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit