Marquez optimist për të ardhmen: S’kam më dhimbje, por sezoni është i mbyllur

21 Qershor 2022
10:16
Telesport
back button

Dy javë pasi kreu operacionin e katërt në shpatull në një klinikë në Amerikë, piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez ka kryer kontrollin e parë mjekësor, në Madrid. Rezultatet e këtij kontrolli kanë qenë pozitive.

Ekipi mjekësor ka rekomanduar 8 herë kampionin e botës në garat e motoçiklizmit që të vijojë ushtrimet e kontrolluara edhe për katër javët në vijim, kur dhe do të kryejë një tjetër vizitë mjekësore.

Kreva një vizitë mjekësore në Madrid dhe mjekët janë të kënaqur me progresin. Krahun e kam ende të fashuar dhe do të vijoj kështu edhe për një muaj. Ndjesia është pozitive , pasi nuk kam dhimbje dhe kjo është e rëndësishme”, tha Marquez.

Mjekët më këshillojnë të jem i qetë dhe i durueshëm, duke ndjekur një regjim të rreptë”, tha piloti spanjoll, që ka mbyllur para kohe sezonin 2022 të MotoGP. Ai u operua për herë të parë në verën vitin 2020, pas një rrëzimi në garën e parë sezonale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit