Marquez siguron “pole” në Mugello, zhgënjejnë të gjithë pilotët e tjerë “big”

1 Qershor 2019
14:57
Telesport
back button

Marc Marquez me Honda ka siguruar “pole position” sot në pistën e Mugello, aty ku nesër pasdite do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Italisë në Moto GP. Piloti spanjoll realizoi kohën 1’45”519, duke lënë pas me dy të dhjetat më shumë francezin Fabio Quartararo me Yamaha Petronas. Ndërsa në vendin e tretë u rendit motori Ducati i Danilo Petrucci.

Provat e sotme patën shumë surpriza, pasi Marquez është i vemti nga pilotët “big” që ndodhet në vijën e parë të nisjes. Çka tregon se spanjolli nesër është favoriti kryesor për të fituar garën. Andrea Doviziozo me Ducatin tjetër u klasifikua në vendin e 9-të, ndërsa spanjolli Maverick Vinales me Yamaha u klasifikua në vendin e 7-të.

Zhgënjen Valentino Rossi, që do ta nisë garën e shtëpisë nga vendi i 18-të me motorin Yamaha. Ai do të startojë pas Jorge Lorenzo, që me Honda u rendit në vendin e 17-të. Edhe Alex Rins me Suzuki është larg kreut, i 13-ti. Gara do të zhvillohet ditën e diel (2 qershor), me start në orën 14:00.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit