Marquez triumfon mes kaosit në garën sprint në Spanjë, shiu nxjerr jashtë lojë mjaft pretendentë

25 Prill 2026
16:18
Telesport
back button

Gara sprint e vlefshme për Çmimin e Madh të Spanjës në MotoGP u vendos vetëm katër xhiro nga fundi, pas një shiu të papritur në pistën e Jerez de la Frontera. Fitues i kësaj gare doli spanjolli Marc Marquez me Ducati.

Ai la pas shokun e tij të skuadrës, italianin Francesco Bagnaia (i dyti), ndërkohë që në podium u ngjit edhe italiani tjetër Franco Morbidelli (i treti) me motorin VR46. Gjithsesi, një garë që pati mjaft kaos e rrëzime për shkak të pistës së lagur.

Shiu që nisi nxori jashtë loje mjaft pretendente, si italianin Marco Bezzecchi me Aprilia (kryesuesin e botërorit), shokun e tij të skuadrës, spanjollin Jorge Martin dhe spanjollin tjetër Alex Marquez me Ducati Gresini.

Polemika pati edhe pas garës për Marquez, por drejtuesit e garës nuk ndryshuan emrin e fituesit. Kjo garë sprint ishte një dështim për Aprilia. Pavarësisht humbjes, Bezzecchi dhe Martin ruajnë vendin e parë dhe të dytë në renditjen e përgjithshme, të ndarë vetëm nga katër pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit