Martinez: Ja si mund të ndalet Yamal, i cili është shumë i rëndësishëm për Barcelonën

4 Maj 2025
8:43
Alfred Lleshi
back button

Josep Martinez, portieri i Interit, foli për mikrofonat e DAZN pas fitores minimale kundër Hellas Verona: “Mendoj se ideja e Barcelonës është gjithmonë të jetë protagoniste, ashtu si edhe e jona, por nuk do të jetë e njëjta gjë të mërkurën, pasi ndeshja do të luhet në ‘San Siro’. Ne do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për të arritur në finale të Champions League”.

Çfarë do të thotë të kesh një grup kaq të fortë?
Sot ishte një mundësi e madhe për ata që luajnë më pak, duhej të përgjigjeshim të gjithë dhe kështu ndodhi. Jam veçanërisht i lumtur për ata që luajtën sot.

Yamal, e pamundur për ta ndalur?
Jo, nuk është e pamundur, por është një lojtar i fortë dhe duhet ta markojmë ngushtë, duke u përpjekur t’ia dyfishojmë mbulimin, që të mos e lejojmë të bëjë lojën e tij. Yamal është shumë i rëndësishëm për Barcelonën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit