Materazzi bën zbulimin e bujshëm: Para Botërorit 2006 isha fare pranë kalimit te Milani

9 Prill 2025
10:18
Alfred Lleshi
back button

Në një intervistë me Fabrizio Romano, Marco Materazzi zbuloi se ishte shumë pranë kalimit te Milani, “armiku” i madh ndërqytetas i zikaltërve, në vitin 2006. Në atë kohë, ai po luante pak me Interin dhe ishte i shqetësuar se mungesa e minutave në fushë mund të ndikonte në pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës 2006, në Gjermani.

Materazzi pranoi se transferimi te rivali i madh i qytetit nuk ishte një vendim i lehtë, duke pasur parasysh dashurinë e tifozëve të Interit për të dhe antagonizmin e fortë midis dy klubeve. Përfundimisht, ai qëndroi tek Interi, fitoi vendin e tij në skuadër dhe luajti një rol kyç në triumfin e Italisë në Kupën e Botës 2006:

“Unë te Milani? Kam qenë shumë pranë. Ishte viti 2006, tek Interi luaja pak dhe doja të shkoja në Botërorin e Gjermanisë. Nuk ishte një zgjedhje e lehtë për mua, sepse e dini… Tifozët e Interit më duan, ndërsa ata të anës tjetër të qytetit më urrejnë. Do të kisha pasur nevojë për Gattuson, që të më priste nga ana tjetër…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit