Materazzi: Ja çfarë ndodhi në të vërtetë me Zidane

2 Maj 2020
22:44
Denis Hakanaj

“Goditja me kokë e Zidane? Nuk e prisja në atë moment”.

Këto janë fjalët e thëna nga Marco Materrazi në një lidhje direkte në Instagram me Nicolo De Devitiis, gazetar i emisionit italiane Le Iene.

Ish-lojtari i Inter-it ka shpjeguar: “Fati im ka qenë se nuk e prisja që të ndodhte. Nëse do të kisha qenë gati, do të kishim përfunduar të dy në dhomat e zhveshjes…”.

Në lidhje me atë që i tha Zidane-it: “Patëm një kontakt në zonë. Ai shkoi afër golit në pjesën e parë dhe Rino më tha ta mbuloja. Pas kontaktit të parë, kërkova falje, ai reagoi keq”.

“Në përplasjen e tretë, kam shpërthyer. Ai më tha ‘fanellën ta jap pastaj’, unë iu përgjigja se preferoja atë të së motrës…”.

Pjesa tjetër është histori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit