Mban rekordin e humbjes “flash”, tërhiqet sportisti që erdhi me bujë

19 Nëntor 2019
12:27
Telesport
back button

Luftëtari amerikan Ben Askren, përmes një intervistë në emisionin e gazetarit Ariel Helwani, ka deklaruar se nuk do të duelojë më në sportin e arteve marciale mikse. “Kam probleme me shpinën, ndaj mendoj se ka ardhur momenti që unë të ndalem”, u shpreh Askren, 36 vjeç. Ai e mbylli karrierën e tij në MMA me 19 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim.

Dua të them se ky dëmtim nuk është një justifikim. Unë humba duelet e fundit pasi rivalët e mi ishin më të aftë dhe të fortë se unë. Kjo është e thjeshtë, nuk isha mjaftueshëm i përgatitur për t’i mposhtur. Gjithsesi, jam i kënaqur që kam dueluar në gjithë këto vite, kam patur një karrierë të rëndësishme, por që nuk u mbyll ashtu sikurse dëshiroja”, tha Askren.

Ben Askren është ish-kampion bote në peshën “welter” në disiplinat e Bellator dhe ONE, tituj që i ka mbrojtur disa herë. Ai u tërhoq nga sporti në vitin 2017, por u rikthye më shumë bujë këtë vit për të dueluar në UFC, ku tentoi titullin kampion por zhgënjeu (1 fitore e 2 humbje). Ai mban rekordin negativ të humbjes më të shpejtë në historinë e UFC-së, pas vetëm 5 sekondash.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit