Objektivi i Real Madridit, Kylian Mbappe ka shpenzuar 520 mijë euro për të blerë një pikturë të Pele. Paratë e mbledhura nga shitja do të shkojnë për bamirësi.
Një video në rrjetet sociale tregon Mbappe duke blerë pikturën në një ankand. Kapiteni i Francës është parë në një tavolinë së bashku me të njohurit e tij teksa shpallet fitues i ankandit.
🇫🇷🎨 Kylian Mbappé purchased a painting of the legend Pelé for €520,000! ✨
The money raised goes to charity and it was the record sale that evening, reports @le_Parisien_PSG. 🖼️ pic.twitter.com/sfCNdBJ1Hn
— EuroFoot (@eurofootcom) May 18, 2024
Kylian Mbappe ka njoftuar tashmë se do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit pasi iu bashkua klubit në vitin 2017.
Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave t PSG me 256 gola në 307 ndeshje. Mbappe ka gjithashtu 108 asiste.
Fituesi i Kupës së Botës 2018 është aktualisht lojtari i lirë më i kërkuar në futbollin botëror.
Disa klube të mëdha europiane janë lidhur me sulmuesin, me Real Madridin favorit për nënshkrimin e tij.







