Mbappe “driblon” të ardhmen: Di vetëm se do të iki nga PSG, s’kam thënë asgjë për ekipin e ri

24 Maj 2024
8:24
Telesport
back button

Sulmuesi francez Kylian Mbappe vijon të bëjë enigmatikun dhe nuk e ka zbuluar ende zyrtarisht se cila do të jetë skuadra e tij e re. Te Real Madrid po e presin, por duket se njoftimi do të shtyhet edhe për disa ditë.

Në një event të zhvilluar në Paris, sulmuesi 25-vjeçar anashkaloi përgjigjen në lidhje me të ardhmen e tij. “Për momentin thashë që po largohem, por nuk po largohem sot”, u shpreh Mbappe për mediat.

Këto janë vetëm fjalë, nuk kam bërë asnjë veprim në atë që do të bëj. Është e sigurt që kur të largohem nga Franca do të jetë diçka e vështirë për mua, sepse nuk do ta gjej kurrë atë që kisha në Francë”, tha më tej sulmuesi francez.

Por, a do të shkojë te Real Madrid? “Tani për tani di vetëm po largohem nga PSG, kjo është e vetmja gjë që duhet ditur”, tha Mbappe, që i pyetur se nëna e tij thuajse kishte shpallur klubin e tij të ardhshëm, shtoi: “Nëse ajo e di, duhet të shkoni ta pyesni”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit