Mbappé fiton edhe më tepër dominancë te Real Madridi, ja si po e “eklipson” Vinicius-in

30 Korrik 2025
8:05
Alfred Lleshi
back button

Edhe pse ende nuk ka gjë zyrtare, është thuajse e sigurt që Kylian Mbappé do të jetë numri i ri 10 i Real Madridit, pas largimit të një legjende si Luka Modric. Një gjest me shumë peshë simbolike, që e vendos francezin si liderin absolut të skuadrës së bardhë. Dhe kjo vetëm pas një viti në “Bernabeu”.

Kur mbërriti nga PSG, shumë diskutonin se si do të ishte bashkëjetesa e tij me Vinicius Junior, ylli kryesor i skuadrës deri atëherë dhe një kandidat serioz për “Topin e Artë”. Sot, pas një viti, është e qartë: Mbappé e ka parakaluar në hierarki dhe është shndërruar në atë që në NBA quhet “lojtari i ekselencës” apo “franchise player”.

Megjithatë, kjo dominancë nuk duket se ka ndikuar negativisht në marrëdhënien personale mes tyre. Në fushë, nuk arrijnë gjithmonë të lidhen siç pritet, por jashtë saj, raportet duken të mira. E megjithatë, nuk mund të mohohet që gjeste të tilla krijojnë tension. Një tjetër aspekt ku Mbappé dominon mbi Vinicius është paga, edhe aty francezi del përpara.

Rrjedhimisht, ajo që mbetet për t’u parë është nëse kjo epërsi do të vazhdojë edhe në fushën e lojës. Sezonin e kaluar, Kylian fitoi “Këpucën e Artë”, ndërsa Vinicius jo vetëm që humbi “Topin e Artë”, por pati edhe një sezon zhgënjyes në aspektin statistikor, për një lojtar të nivelit të tij.

Në çdo rast, parimi kryesor te Real Madridi mbetet i qartë: të shmanget çdo përçarje brenda grupit, sepse eksperienca ka treguar se tensionet në dhomën e zhveshjes mund të kenë pasoja katastrofike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit