“Mbappe na ka lodhur”, deklarata e ashpër e legjendës franceze: Kam qenë tifozi i tij i parë, por tani…

25 Maj 2024
14:49
Denis Hakanaj
back button

Transferimi i Mbappe te Real Madrid – tashmë i zyrtarizuar dhe do të bëhet në verë – sigurisht që nuk ka ngjallur reagime pozitive nga tifozët francezë, me disa që e konsiderojnë qëndrimin e shfaqur nga Mbappé në ndeshjet e fundit mjaft irritues.

Në mesin e tyre sigurisht përfshihet edhe ish-legjenda e futbollit francez – dhe jo vetëm – Emmanuel Petit, i cili sulmoi publikisht bashkëkombësin e tij, pasi e kishte bërë këtë edhe në raste të tjera.

Mungesa e angazhimit dhe mbi të gjitha mungesa e përulësisë nga ana e talentit francez bëri që ish-lojtari i Monaco, Arsenal, Barcelona dhe Chelsea të dënojë mungesën e angazhimit të lojtarit më të paguar të PSG-së në vitet e fundit.

Emmanuel Petit është intervistuar nga mediat franceze, ku ka folur për lamtumirën e Mbappe në prag të finales së Kupës së Francës kundër Lyon.

Këto janë fjalët e tij për francezin: “Mjaft! Jemi të lodhur nga çështja Mbappe. Ai duhet të zgjohet, të ulet nga retë dhe të ketë një përulësi si ajo që kishte në fillim të karrierës së tij.

“Kam qenë tifozi i tij i parë, por në ditët e fundit më pak. Jam i lodhur. Nëse mund ta çoja në aeroport për të shkuar në Madrid, do ta bëja”.

Për ndeshjen e fundit të sezonit, ai komentoi: “Nëse fitojnë trofeun ose bëjnë një ndeshje të shkëlqyer, do të shpëtojnë të gjitha ndeshjet e këqija të javëve të fundit.

“Homazhi i javës së kaluar ishte qesharak dhe nuk kam përshtypjen se Mbappé dëshiron vërtet të luajë”.

Domethënë, fjalë aspak të mira për atë që do të jetë sulmuesi i ri i Real Madrid sezon e ardhshëm, që mund të përshëndetet përfundimisht me PSG-së përsëri nga stoli në finalen e Kupës së Francës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit