Mbappe nuk feston ende për “Këpucën e Artë”. Francezi ka “frikë” se Messi do t’i marrë vendin e parë

19 Korrik 2026
10:12
Telesport
back button

Kupa e Botës 2026 ka qenë shumë e bukur dhe shumë e rivalizuar në disa aspekte, jo vetëm thjesht për trofeun. Një garë shumë e bukur është edhe ajo për “Këpucën e Artë”, ku aktualisht kryeson Kylian Mbappe me 10 gola të shënuar, pas dy golave të shënuar mbrëmë ndaj Anglisë, në “finalen e vogël” për vendin e tretë.

Messi është i dyti me 8 gola, por që do të luajë sonte në mbrëmje në finalen ndaj Spanjës. Në intervistën pas humbjes ndaj Anglisë, Mbappe u shpreh me bindje të plotë se Messi do të shënojë sot në finale.

“Messi do të shënojë ndaj Spanjës. Ai gjithmonë shënon”, tha Mbappe. Megjithatë, sulmuesi francez e bëri të qartë se arritjet individuale kalojnë në plan të dytë, për të do të kishte më shumë rëndësi të luante në finalen e sotme.

“Do të preferoja të mos isha golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe thjesht të luaja në finale”, shtoi Mbappe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit