Pavarësisht se pati disa dëmtime të vazhdueshme rresht që ndikuan shumë në perfomancën e tij, Nico Gonzalez i ka bindur të gjithë tek Atletico Madrid, ku ishte i huazuar nga Juventus për sezonin e kaluar.
Diego Simeone dëshiron ta mbajë Nico Gonzalez, dhe vetë mesfushori dëshiron të qëndrojë në Madrid. Problemi është se Atletico Madrid dhe Juventus nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët.
Juventus pretendon 30 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin argjentinas, Atletico Madrid ofron jo më shumë se 25 milionë euro.
Për momentin, lojtari është i fokusuar te finalja e Kupës së Botës ndaj Spanjës dhe më pas do të marrë pushimet e nevojshme. Gjatë kësaj kohe, Atletico dhe Juventus do të kenë të gjithë kohën në dispozicion për të rinisur negociatat.







