“Është shumë e vështirë të vësh bast kundër tij”, parashikimi i Donald Trump për finalen e sotme

19 Korrik 2026
20:55
Telesport
back button

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është i pranishëm në stadiumin “MetLife”, aty ku do të luhet finalja e madhe e Kupës së Botës 2026, Spanjë-Argjentinë.

I njohur për protagonizmin e tij, Trump tha se megjithëse nuk ka ekip favorit në këtë finale, por shtoi se “është e vështirë të vësh bast kundër Messit”.

“Presidenti i Argjentinës është një mik i mirë i imi, ai ka bërë një punë të shkëlqyer. Por ajo që mund të them është se është e vështirë të vësh bast kundër Lionel Messit. Për mua nuk ka favorit.

Thjesht e di që nuk do të vëja bast kundër Messit. Ai është i shkëlqyer”, tha Trump për Fox Sports pak para ndeshjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit