Javën që vjen Inter do të nisë negociatat zyrtare me Tottenham për një transferim të mundshëm të Djed Spence. Anglezi shihet nga klubi zikaltër si zëvendësuesi ideal i Denzel Dumfries, i larguar për te Real Madrid.
Duke qenë se dy objektivat e parë për krahun e djathtë dështuan, Marco Palestra dhe Anan Khalaili, Inter është i gatshëm të finalizojë sa më shpejt marrëveshjen me Tottenham për Spence.
Klubi londinez pretendon 35 milionë euro, ndërsa ende nuk dihet cila është shifra që Inter do të ofrojë për mbrojtësin anglez. Spence bëri një paraqitje shumë të mirë në Botëror, sidomos në gjysmëfinalen ndaj Argjentinës, edhe pse Anglia u eliminua në fund.
Serie A nuk është një ambient i panjohur për 25-vjeçarin, pasi ka qenë më parë pjesë e Genoa si huazim për një sezon.







