McGregor në Las Vegas për rikthimin, takon Dana White: Jam më energjik se kurrë

17 Shkurt 2023
9:25
Telesport
back button

Conor McGregor ka mbërritur në Las Vegas, ku është takuar me presidentin e UFC-së, Dana White. Mediat amerikane konfirmojnë takimin mes tyre, ku është diskutuar për rikthimin e irlandezit në kafaz, në gjysmën e dytë të këtij viti. McGregor nuk duelon që prej korrikut 2021, kur u dëmtua gjatë triologjisë ndaj Dustin Poirier.

Presidenti Dana White ka konfirmuar se McGregor do të përballet me Michael Chandler, sfidë që me shumë gjasa do të zhvillohet në shtator. “Mezi po pres të rikthehem në kafaz. Është një periudhë shumë e gjatë për mua. Ndihem mirë, ndihem shumë energjik dhe jam gati për të dueluar sërish”, tha McGregor për “Daily Mirror”.

Kam rikuperuar nga dëmtimi. Tani po godas me shpejt dhe më lart me këmbën e operuar. Kjo është një shenjë e mirë. Ndaj, mezi po pres të rikthehem në kafaz”, tha McGregor. Ai ka diskutuar edhe me presidentin e UFC-së në lidhje me rikthimin në kafaz dhe kushtet e vendosura nga të dyja palët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit