McGregor në trauma pasi e përplas një makinë teksa shëtiste me biçikletë

14 Shkurt 2023
12:01
Telesport
back button

Conor McGregor ka rrëfyer se një makinë e ka përplasur teksa ishte duke bërë xhiron e tij të zakonshme me biçikletë në vendlindjen e tij. Një aksident që ka lënë disi pasoja tek ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, që ka nisur nga kurat për rikuperimin e shpejtë.

Së bashku me një foto të biçikletës së tij pas përplasjes, irlandezi shkroi në Instagram: “Një makinë më goditi nga pas. Një kurth i diellit, pasi shoferi nuk mund të më shihte. Ishte me shpejtësi të plotë drejt meje”. Më pas, personi që e aksidentoi e dërgoi vetë McGregor në shtëpi.

Ai gjithashtu ndau pamjet e një shoferi që kërkon falje pas përplasjes: “Unë jam këtu me Mick. Ai më goditi me makinën e tij. Ne e kemi biçikletën prapa, nuk ishte koha jonë, Mick, kjo është e gjitha. Zoti e bekoftë dhe ne jemi ende këtu, faleminderit Zotit. Kjo është gjithçka që ka rëndësi”.

“Notorious” u trondit padyshim nga incidenti dhe lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale. Ai postoi videon që e kapi atë duke i thënë shoferit se “mund të kisha vdekur atje”. Për fat të mirë, irlandezi shmangi çdo dëmtim serioz nga një aksident që mund të ishte shumë më i keq.

Më pas, McGregor tretoi sërish në rrjetet sociale disa dëmtime, kryesisht në pjesën e  kurrizit dhe të vitheve. “Asgjë nuk do të më pengojë që të rikthehem në kafaz”, tha McGregor, që do të duelojë në shtator ndaj Michael Chandler.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit