McGregor sërish akuza ndaj Khabib, më pas fshin komentin

7 Maj 2019
13:54
Telesport
back button

Nuk kanë të sosur polemikat mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov. Pas një periudhe të qetë, ka qenë sërish irlandezi ai ka thumbuar kampionin rus të arteve marciale mikse.

Skuadra e Nurmagomedov në “Twitter”, MMA Team Dagestan, ka postuar foton zyrtare të eventit UFC-241, që zhvillohet më 7 shtator në Abu Dhabi. Aty përmenden edhe emrat e 6 sportistëve rusë të këtij ekipi që mund të duelojnë në këtë event. Përfshi edhe Khabib Nurmagomedov, që do të mbrojë titullin e peshës së lehtë.

McGregor nuk ka qëndruar i heshtur, por ka komentuar këtë postim: “Ekipi i Meldionium (substancë dopingu). 3 prej atyre që janë shkruar në atë listë janë kapur me substance të ndaluara në të shkuarën: Islam Makhachev, Zubaira Tukhugov dhe Mairbek Taisumov. Të gjithë janë një ekip minjsh që vijnë erë e keqe”, ka shkruar irlandezi.

Më pas, Conor McGregor e ka fshirë komentin. Irlandezi pritet të takohet këtë javë me Dana White për të biseduar për rikthimin e tij në kafaz, që mund të ndodhë këtë verë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit