McGregor sërish nën akuzë për ngacmim seksual

20 Tetor 2019
18:53
back button

Për të dytën herë këtë vit, ylli i UFC Conor McGregor është akuzuar për ngacmim seksual. Të shtunën, siç raporton New York Times, McGregor është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një grua në një mjet transporti jashtë një pubi të Dublinit javën e kaluar.

McGregor nuk është akuzuar formalisht, apo të jetë pyetur nga autoritetet irlanzede për incidentin. Me anë të një emaili drejtuar New York Times, publicisti i tij ka mohuar kategorikisht akuzat.

Një tjetër problem për ish-kampionin e UFC, i cili ka që prej tetorit të kaluar që nuk konkurron në kafaz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit