McGregor thumbon Khabib: Nuk është patriot dhe vetëm fshihet

25 Tetor 2019
11:20
Telesport
back button

Conor McGregor nuk ka ndërmend të bëjë paqe me Khabib Nurmagomedov. Një vit pas duelit mes tyre, fituar nga Khabib me “submission”, irlandezi ka thumbuar sot sërish rusin. “Nuk e kuptoj se përse nuk dëshiron të duelojë në Moskë. A është rus apo jo? Për këtë unë nuk jam aspak i sigurt”, u shpreh McGregor.

Më tej, irlandezi vazhdon: “Nuk e kam parë kurrë të mbajë me vete flamurin e vendit të tij, atë rus, ashtu sikurse unë mbaj gjithnjë me vete flamurin irlandez. Ai i shmanget një dueli në Moskë, një sfidë që e duan të gjithë, madje edhe babai i tij”, tha McGregor.

E vërteta është se ai nuk preferon të rrezikojë. Khabib është një njeri që i eviton risqet, ndaj nuk ka për të fituar kurrë asgjë të rëndësishme në jetën e tij. Në duelin e fundit fitoi ndaj një ish-sportisti në peshën pupël pas 3 raundesh, ndërsa unë e munda pas 90 sekondash”, tha McGregor.

Irlandezi nuk ndalet në akuzat ndaj Khabib, kampion bote në peshën e lehtë: “Është në natyrën e një Dagestani që të ikë gjithnjë. Këtë gjë e dinë edhe çeçenët. Dhe Khabib bën të njëjën gjë. Ai mund të ikë gjithnjë, por nuk ka për t’u fshehur. Një përballje e dytë mes nesh është e paevitueshme. Tani mbajeni mendjen tek unë. Rikthim im në kafaz pas 12 javësh”, tha McGregor, që do të duelojë sërish më 18 janar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit