McGregor “thumbon” Nate Diaz: Mos harro kush të bëri të famshëm

19 Tetor 2021
10:02
Telesport
back button

Triologjia mes Nate Diaz dhe Conor McGregor duket e largët, me dy sprotistët që kanë nga një fitore në përballjet mes tyre në kafaz. Gjithsesi, dy ikonat e arteve marciale mikse nuk heqin dorë nga akuzat apo sharjet mes tyre në rrjetet sociale sa herë që u jepet mundësia, duke mbajtur “gjallë” zjarrin e triologjisë.

Deklarata më e fundit vjen nga irlandezi, që ka thumbuar amerikanin në lidhje me të ardhmen e këitj të fundit. Nate Diaz ende nuk ka vendosur të firmosë një kontratë të re me UFC-në, në pritje të një oferte të mirë nga Dana White.

Pas këtyre lajmeve ka rdhur komenti i McGregor: “Hej vëlla, mos harro se kush të krijoi dhe të bëri të famshëm. Merrje 20 mijë dollarë për duel dhe po 20 mijë për fitore. Kishe zhvilluar vetëm 15 duele në UFC. mbaje mirë në mend se kush jam unë për ty”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit