Me një lojtar më pak, por Reali del me 3 pikë nga transferta ndaj Alaves (video)

13 Prill 2025
18:17
Telesport
back button

Real Madrid ka marrë një fitore të vështirë 0-1 në transfertë ndaj Alaves, por shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion. Në minutën e 19-të, Raul Asencio dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit nga goditja  ekëndit por goli i tij u anullua nga VAR për faull ndaj kundërshtarit. SHIKOGOLINE ANULLUAR

Në minutën e 33-të, Reali do të gjente sërish golin, këtë herë i rregullt. Eduardo Camavinga zhbllokon rezultatin me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 38-të, Reali mbetet me 10 lojtarë. Kylian Mbappe ndëshkohet direct me karton të kuq për një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj kundërshtarit. SHIKORASTIN

Pjesa e parë mbyllet 0-1 për madrilenët. Në minutën e 72-të, vendasit mbeten me 10 lojtarë, pasi Manu Sanchez del me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër ndaj Vinicius Junior. Shifrat mbeten të pandryshuara deri në fund. Reali fiton 0-1 dhe mbetet 4 pikë larg Barcelonës së vendit të parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit