Mendes nuk ka dyshime, bën parashikimin e çmendur

30 Dhjetor 2019
16:43
Denis Hakanaj
back button

“Bashkë mund të fitojnë Botërorin”. Ky është mendimi i Jorge Mendes.

Menaxheri i njohur ka folur me rastin e Globe Soccer Awards të zhvilluar në Dubai. I vlerësuar si menaxheri më i mirë i 2019-ës, ai ka folur për Cristiano Ronaldo-n dhe Joao Felix, të cilët janë vlerësuar respektivisht si lojtari i vitit dhe i riu më i mirë.

“Cristiano nuk mund të krahasohet me asnjë, për mua mbetet një specie me vete, e ndryshme nga gjithë të tjerat. Askush nuk ka arritur të bëjë atë që po bën në  moshën e tij: më të rinjtë duhet ta kenë si shembull”, ka thënë Mendes.

“Në Itali ka shënuar që tani 10 gola, kampionati ku është më e vështirë të shënosh. Ka dëshirë të fitojë akoma shumë me Juventus-in. Pas pak do të mbushë 35 vjeç, por mund të luajë deri kur të dojë”.

Dhe me një Ronaldo në formë të shkëlqyer, dhe një talent si Joao Felix, Portugalia mund të ëndërrojë: “Joao Felix? Shembulli ku duhet të bazohet është pikërisht Ronaldo, duhetë të ketë vendosmërinë dhe ambicien e tij”.

“Mendoni sikur të kishim në fushë më të mirin e historisë me të riun më të mirë të momentit: nëse Cristiano do të luajë edhe për 5-6 vite të tjerë, nuk do të ishte e pamundur ta shihnim Portugalinë kampione të botës”, ka thënë Mendes.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit