Mercedes, Toto Wolff mesazh Verstappen: Gati të presim disa muaj para se ai të vendosë për të ardhmen

7 Maj 2024
12:10
Telesport
back button

Në vitin 2025, siç dihet prej disa muajsh, rrugët e Lewis Hamilton dhe Mercedes do të ndahen. Toto Wolff shpjegoi asokohe se ai nuk ishte me nxitim për të zgjedhur zëvendësuesin e tij dhe bota e paparashikueshme e Formula 1 i dha atij mundësinë për të përfshirë Max Verstappen në mesin e kandidatëve të mundshëm.

Rruga për të sjellë kampionin holandez te “shigjetat e argjendta” duket të jetë gjithçka tjetër veçse e qetë. Nga njëra anë, Verstappen mund të dëshirojë të ndryshojë skuadrën për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme brenda Red Bull. Nga ana tjetër, Mercedes nuk duket se ka një makinë shumë konkurruese për holandezin.

Toto Wolff, pas garës së Majemi, foli sërish poër këtë çështje, duke sqaruar: “Në jetë nuk ka asgjë 100% të sigurtë. Ne do të presim dhe do të shohim se çfarë do të bëjë Max për të ardhmen e tij”.

Natyrisht që po monitorojmë edhe pilotët e tjerë. Carlos Sainz ishte përsëri shumë i shpejtë. Jemi në modalitetin e vëzhgimit. Vendimi për të ardhmen e tij i takon Max dhe nuk do të jetë çështje ditësh, por javësh apo muajsh. Ne do të presim”, tha Wolff.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit