Pjesa e parë mes Sassuolos dhe Milanit është mbyllur 1-0 për vendasit, në sfidën që po luhet në “Mapei Stadium – Città del Tricolore” dhe është e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 5-të, ku pas një topi të humbur nga Ardon Jashari në zonën e tij dhe kundërsulmi të shpejtë të vendasve, ishte Domenico Berardi, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 24-të, gjërat u vështirësuan akoma edhe më shumë për kuqezinjtë pasi mbetën me një lojtar më pak në fushë. Fikayo Tomori merr dy kartonë të verdhë në pak minuta dhe largohet nga fusha.







