Milani ka nisur pushimet, Genoa e ndal në 3-3. Tifozeria kuqezi braktisi stadiumin duke protestuar ndaj klubit!

5 Maj 2024
20:14
Anton Cicani
back button

Vazhdon kriza e Milanit! Tjetër rezultat zhgënjyes kuqezi në Serinë A, këtë herë përballë Genoas në “San Siro”. Skuadra e Piolit barazoi 3-3 para publikut të saj, duke shtyrë për javën e ardhshme sigurimin e vendit të dytë ose te trete, që do ta kualifikonte për Superkupën e Italisë, që do të organizohet në janar të vitit të ardhshëm. Kjo pasi Juventusi eshte ne finale Kupe te Italise dhe ka siguruar pjesemarrjen ne ate turne, ndaj edhe nese do te dilte ne vend te dyte do t’i linte vendin Milanit per Superkupen.

“Djalli”, edhe pse u ndëshkua i pari, ia doli që të përmbyste rezultatin dhe të kryesonte 3-2 deri pak para fundit, kur një autogol i Thiaw i prishi festën. Fillimisht realizoi Retegui me penallti dhe me pas ishte barazimi i Florenzit me koke.

Ekuban shenoi ne fillim te pjeses se dyte, por brenda pak minutash Gabbia dhe Giroud permbysen, deri kur ne fund ishte nje “ping pong” brenda zone dhe i pafat per Milanin qe i dha golin e 3-3 Genoas.

Për Genoan ishte një pikë prestigji, pasi nuk i vlen aspak për objektivat sezonale, pasi renditet në vendin e 12-të. Gjatë hyrjes së skuadrave në fushë, lojtarët u përballën nga një atmosferë surreale në San Siro.

“Curva Sud”, ku akomodohen grupet e tifozëve të organizuar kuqezinj, shfaqën një sërë pankartash që protestonin kundër klubit pas një sezoni zhgënjyer, që po mbyllet pa asnjë trofe:

“Një projekt fitues fillon nga klubi. Kohezioni, ambicia, aftësia, blerjet e synuara, prania institucionale, strategjia e komunikimit”. Ata u largua para fundit dhe lane nje mesazh “Zhurma e Heshtjes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit