Milan ka fituar 1-0 ndaj Lazio-s në sfidën e javës së 13-të në Serie A, e luajtur në “San Siro”. Bardhekaltrit e nisën vrullshëm, duke qenë shumë pranë golit që në minutëne 2-të, por goditja me kokë e Mario Gila ndalet në mënyrë fantastike nga Mike Maignan.
Në mënyrën e 32-të, Lazio sërish pranë golit me Zaccagni, por Maignan bën sërish një pritje vendimtare. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Pjesa e dytë nis më mirë për kuqezinjtë, të cilët gjejnë golin pas një aksioni model në minutën e 51-të. SHIKOGOLIN
Saelemaekers te Fofana, i cili gjen Tomori-n, mbrojtësi harkon fort dhe ulët nga e djathta për te Rafa Leao, i cili nuk fal, duke dërguar topin në rrjetë. Sipas OPTA, që nga debutimi i tij në #SerieA (2019/20), Rafael Leao është vetëm lojtari i 4-të që është përfshirë në më shumë se 100 gola (101, 60G+41A) në Serie A me një skuadër të vetme, pas Berardit (115, Sassuolo), Immobiles (125, Lazio) dhe Lautaro Martínez (139, Inter).
Në minutën e 63-të, Leao i afrohet golit të dytë, por Provedel i thotë “jo”. Në minutën e 75-të, Saelemaekers provon të shënojë një gol spektakolar me rroveshatë, por ndalet në fund nga Lucas Pellegrini. Në minutën e 85-të, Milan i afrohet golit të dytë me Strahinja Pavlovic nga goditja e dënimit. Në minutën e fundit shtesë, ndodh një situatë kaotike. Lazio pretendon për penallti për prekje të topit me dorë nga Pavlovic brenda zonës. Ndërkohë, Max Allegri ndëshkohet me karton të kuq për protesta. Ndërhyn VAR, si përfundim nuk ka penallti për Lazion.Rezultati final, Milan 1-0 Lazio.
Pas kësaj fitoreje, Milan kryeson në vend të parë me 28 pikë, duke pritur e qetë supërsfidën e nesërme Roma-Napoli, e cila mund të ndryshojë kreun.







