MMA/ Kandidati për titullin kampion del pozitiv, rrezikon rikthimin në kafaz

15 Korrik 2020
8:31
Telesport
back button

Kandidati për titullin kampion bote në peshën “bantamweight” në artet marciale mikse Marlon “Magic” Moraes ka rezultuar pozitiv me Covid-19, gjatë një testi të kryer së fundi. Braziliani ndodhet në vendlindjen e tij, aty ku koronavirus prej dy muajsh ka shkaktuar mjaft viktima.

Pozitiv ka dalë edhe bashkëshortja e Moraes, që ka simptoma më të rënda dhe është shtruar në spital. Ndërsa vetë sportisti ndodhte i izoluar në banesën e tij.

Për fat të keq jam infektuar nga virusi së bashku me bashkëshorten. Kemi qenë shumë të dobët fizikisht, pasi simptomat ishin të forta. Falë Zotit nuk kisha nevojë të shtrohesha në spital, por nusja ime po. Qëndrova një ditë në spital, mora mjekimin dhe jam në shtëpi, ndërsa bashkëshortja ime është nën vëzhgimin e mjekëve”, tha Moraes.

32-vjeçari brazilian nuk duelon që nga dhjetori i kaluar dhe pritej të rikthehej në kafaz muajin e ardhshëm, ku do të përballej me Cody Garbrandt. Por tashmë ky rikthim nuk ka për të ndodhur kaq shpejt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit