Morata: Në Europian për të shkruar historinë, Shqipëria ka një ekip me cilësi

14 Qershor 2024
8:42
Telesport
back button

Pak orë para fillimit të Euro 2024, sulmuesi spanjoll Alvaro Morata karikon kombëtaren e tij, duke folur në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. “Ne vijmë në këtë kompeticion me dëshirë dhe besim”, tha Morata.

Kemi shansin të bëjmë histori sepse Spanja ka 3 kampionate europiane si Gjermania dhe askush nuk ka fituar katër. Kështu që, këtu ne jemi të emocionuar dhe me një dëshirë të madhe për të punuar”, tha sulmuesi spanjoll.

Spanja është rivale e Shqipërisë, në këtë turne: “Ne nuk jemi favoritë sepse ka shumë kombëtare spektakolare. Në Europianin e fundit u eliminuam me penallti nga Italia, por ne i njohim ata dhe kemi fituar Nations League”.

Ne e dimë se si luajnë ata, ne e dimë gjenin e tyre konkurrues. Në grupin tonë një ekip që ka cilësi është edhe Shqipëria. Ne duhet të kujdesemi për topin, ta administrojmë atë ashtu si na pëlqen”, tha Alvaro Morata.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit