Moratti: Me mua s’u përmend kurrë tripleta, para se ta fitonim. Interit i bëri keq që u fol për të

29 Prill 2025
8:44
Alfred Lleshi
back button

Interi nuk ka më mundësi ta fitojë tripletën sezonale, pas eliminimit nga Kupa e Italisë në duart e Milanit, në gjysmëfinale. Tani rrezikon edhe të mos fitojë kampionatin, duke qenë 3 pikë prapa Napolit, 4 javë para fundit. I fundit që ka fituar tre trofe në të njëjtin sezon me zikaltrit ka qenë presidenti historik Massimo Moratti, i cili foli për mikrofonin e “Radio Kiss Kiss”:

“Ditën e tripletës isha shumë entuziast, por ndjeva gjithashtu që ajo ndjesi ishte ndryshe nga ajo që prisja. Arritja e një rezultati, që e imagjinoja si shumë më të vështirë, ia lë vendin direkt diçkaje tjetër. Sapo fiton, duhet të mendosh menjëherë për atë që vjen më pas. Të arrish të pamundurën, të heq pak nga lumturia”.

Ish-presidenti i Interit u ndal edhe te gara për titullin mes Interit të tij dhe Napolit, këtë sezon: “Kush do ta fitojë titullin? Mua më është dukur e çuditshme që flitej shumë për tripletën tek Interi kohët e fundit. Në kohën time, nuk u fol kurrë për tripletën.

Vetëm pasi e fituam, kuptuam që ishte tripletë. Nuk ishte një obsesion. Eliminimi nga Kupa e Italisë krijoi zhgënjim tek Interi i Inzaghit, pësoi një ngatërresë objektivash. Skuadra është pak e lodhur. Mendoj se Napoli ka më shumë mundësi, edhe për shkak të Contes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit