Moto GP ngre “flamurin e bardhë”, anullohen edhe 3 gara të tjera

29 Prill 2020
12:51
Telesport
back button

Starti i sezonit 2020 në Moto GP është gjithnjë e më shumë në dilemë. Coronavirus, që ka “pushtuar” botën ka detyruar, organizatorët e 3 garave të konfirmojnë anullimin e tyre.

Dorna, kompania që organizon garat e Moto GP, ka bërë me dije se janë anulluar zyrtarisht garat e Gjermanisë (Sachsenring, 21 qershor), Holandës (Assen, 28 qershor) dhe Finlandës (KymiRing, 12 korrik).

Anullimi i këtyre 3 garave ishte për drejtuesit e Dorna një “rrufge në qiell të hapur”, pasi ul edhe më shumë shanset për të nisur këtë sezon. Surprizë anullimi i garës finlandeze, që do të debutonte në Moto GP.

Aktualisht, data e parë ende disponibël për të zhvilluar një garë të Moto GP është 9 gushti, kur zhvillohet gara e Republikës Ceke, në pistën e Brno.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit